Hiking Albania Adventure

Tour program: 

11 dite / 10 nete

Day 1: 

Aeroporti “Nene Tereza” - Lepush 

Guidat e Albania Adventure do t’ju marrin ne aeroportin “Nene Tereza” dhe do te vazhdojme udhetimin tone drejt fshatit Lepush, ne veri te Shqiperise.

Lepush, ne nje lartesi prej 1.400 m, shume ne veri te Shqiperise, ne rrethin e Malesise se Madhe, dhe ne kufi me Malin e Zi, behet i dukshem per ne pas nje udhetimi me makine per rreth 5 ore. Ky fshat duket sikur ka humbur diku ne kohe, i vendosur ne zemer te Alpeve malore të Shqiperise ne nje lugine te thelle dhe te larget.

Sapo te mberrijme ne Lepush, do te akomodohemi ne nje shtepi pritese ku do te shijojme edhe ushqimet tipike te zones te pergatitura nga zonja e shtepise.

Ne pasdite, nje ecje prej rreth 5 oresh dhe nivel veshtiresie T2+, ne drejtim te Majes se Brizhdolit, duke arritur nje lartesi prej 1979 metra.

Mbremjen do ta kalojme prane vatres.

Day 2: 

Lepush - Vermosh

Pasi te kemi ngrene mengjesin dhe shijuar produktet e ndryshme lokale, do te nisemi drejt Majes se Grebrenit, me lartesi 1839 m dhe nivel veshtiresie T2 dhe me pas per te mberritur ne fshatin Vermosh, ku dhe do te akomodohemi per kete nate.

Vermoshi eshte fshati me i larget ne veri të vendit, 1100 m mbi nivelin e detit, i vendosur ne kufirin e Shqiperise dhe Malit të Zi. Vermoshi shquhet per panoramen e tij, si dhe per reshjet e debores qe zgjasin afro 100 dite ne vit.

Vizita ne kete fshat do t’ju krijoje ndjesine e kthimit ne te kaluaren. Nje vend i braktisur gjate komunizmit, ku ende jane te ruajtura shtepite e vjetra prej guri.

Per te arritur ne Vermosh, duhet te kalojme nga nje kanion qe ofron pamje fantastike.

Akomodimi ne shtepi pritese, ku dhe do te shijojme ushqimet tradicionale vendase.

Day 3: 

Vermosh - Lugina e Thethit

Pasi te kemi ngrene mengjesin do te nisemi me mjetet 4x4 te Albania Adventure drejt lugines se Thethit, 750 m mbi nivelin e detit.

Thethi eshte quajtur nga turistet e huaj “Parajsa e fundit e Europes”.

Fshati ndodhet ne pjesen me veriore te lugines se Shales, ne mes te Alpeve me një bukuri te rralle.

Pasurite natyrore te kesaj zone jane të lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike të banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit. Lidhur me kete fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim vendin me te pershtatshem per turizem nder Bjeshket e Veriut te Shqiperise, duke e krahasuar ate me viset e bukura te Tirolit, Austri.

 

Pas rreth 3 ore udhetim me makine, do ti leme ato ne nje vend te quajtur Qafa e Thores, 1775 m per te zbritur keshtu ne kembe drejt lugines se Thethit. Nje zbritje prej rreth 1000 m, me nivel veshtiresie T3 dhe qe do zgjase rreth 4 ore neper natyren e eger dhe peizazhet jashtezakonisht te bukura te Lugines se Thethit.

Ne Theth do te akomodohemi ne nje shtepi pritese 350 vjecare, e restauruar ne vitin 2012.

Day 4: 

Vizite te Syri Kalter dhe Ujevara e Thethit

Pasi te haet mengjesi, nisja drejt Nderlyses.

Do te mund te shijojme keshtu nje aventure “Off Road” me mjetet tona 4 x 4 pergjate gjithe lugines se Thethit nga Okoli deri ne Nderlyse.

Do te leme makinat per te vazhduar me hiking drejt “Syrit te kalter”. Per te shkuar te Syri i kalter duhet te kalosh nje nga bukurite e rralla te Thethit qe eshte Kanioni i Grunasit, nje nga perlat e kanioneve ne te gjithe Shqiperine.

Syri i kalter eshte nje nga bukurite me te rralla ne te gjithe Shqiperine. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron ne Majen e Zeze dhe eshte formuar nga gerryerja e shkembit nga uji qe zbret nga mali.

Do te jete nje shtegtim mesatarisht i lehte prej 3 ore vajtje - ardhje, me shkalle veshtiresie T1, ne nje peisazh perrallor pergjate lumit te Kaprrese.

Dreken do ta marrim me vete qe ne mengjes dhe do ta konsumojme rreth zjarrit tek vaskat ne Nderlyse.

Pasdreke do te marrim serish mjetet tona 4x4, per t’ju afruar ujvares se Thethit. Pas rreth 20 min off road, do te leme serish makinat dhe do te vazhdojme ecjen tone ne kembe per rreth 40 min, me nivel veshtiresie T1+.

Ujevara e Thethit, me nje lartesi mbi 30 m eshte nje nder bukurite natyrore me te vecanta te alpeve Shqipetare. Kjo ujevare ka si karakteristike te vecante faktin qe uji i saj buron i gjithi nga nje shkemb dhe eshte uje debore.

Day 5: 

Theth - Maja e Arapit 2217 m

Kjo dite do te filloje shume heret, pasi do te na duhet te ngjisim Majen e Arapit, me lartesi 2217 m dhe nivel veshtiresie T4, nje ecje e cila do te zgjase per rreth 9 ore.

 

Maja e Arapit eshte nje nga majat me te larta qe ngrihet ne fund te lugines se Thethit, prej ku zoterojme nje pamje mahnitese te te gjithe lugines.

Dreken, te cilen do ta kemi marre me vete do ta konsumojme ne Qafen e Pejes 1900 m, pasi te kemi zbritur Majen e Arapit.

Akomodimi ne shtepine pritese Theth.

 

Day 6: 

Theth - Qafe e Valbones 1812 m 

Kjo do te jete nje dite ndryshe nga te tjerat. Sot do t’na duhet te largohemi nga Thethi dhe te shkojme drejt lugines se Valbones.

Do te nisemi nga Thethi rreth 900 m drejt Qafes se Valbones e cila eshte ne lartesin 1812 m, dhe ne kete pike do te kemi pamje nga te dyja luginat.

Dites se sotme do ti bashkangjiten edhe 2 udhetare te tjere, 2 mushka, te cilat do t’na ndihmojne duke  mbajtur nje pjese te bagazheve tona.

Ky udhetim do te zgjase 6-8 ore, me nivel veshtiresie T3.

Me te mberritur ne pjesen e siperme te lugines se Valbones, Rragam, makinat 4x4 do te vine te na marrin per te pershkruar keshtu off road luginen drejt hotelit ku do te akomodohemi.

Day 7: 

Valbone - Maja e Jezerces 2694 m

Nisja do behet shume heret ne mengjes per te arritur majen me te larte te alpeve shqipetare, ate te Jezerces.

Nisemi nga Valbona 810 m lartesi mbi nivelin e detit per te ngjitur keshtu Majen e Jezerces me lartesi 2694 m. Kjo ngjitje do te zgjase rreth 11 ore dhe do te jete me nivel veshtiresie T5. Ngjitja ne kete maje te quajtur ndrryshe dhe mbreteresha e alpeve tona do te jete per ju dhe trofeu i gjithe kesaj aventure ne Shqiperi.

Ne maje pervecse nje pamjeje spektakolare ndodhet dhe nje kuti metalike me nje fletore brenda, ku te gjithe alpinistet shkruajne emrin e tyre.

Ne mbremje do te akomodohemi serish ne shtepine pritese ne Valbone. 

Day 8: 

Maja e Rosit

Nisja heret drejt Majes se Rosit, nje nga majat me piktoreske te Alpeve Shqiptare, me lartesi 2524 m dhe me nivel veshtiresie T4, ecja do te zgjase rreth 9 ore. Kete dite do te bejme rreth 1550 m disnivel, ku gjate ngjitjes do te mund te admirojme dhe boren e perhershme. Dreken do ta hame ne Qafen e Rosit rreth 2000 m mbi nivelin e detit, me pamje nga lugina e Valbones.

Ne kete lartesi, ju do te shikoni fshatrat në kufirin e Malit të Zi, por me e rendesishmja eshte se ju mund të shijoni pamjen e majave te Alpeve Dinarike Shqiptare.

Akomodimi serish ne shtepine pritese ne luginen e Valbones.

 

Day 9: 

Valbone - Parku Kombetar LLogara

Kjo dite do te filloje shume heret, rreth ores 06:00 ne mengjes, sepse do te na nevojitet te udhetojme per rreth 1 ore drejt Liqenit te Komanit. Atje do te hipim ne anije. Gjate ketyre 3 oreve lundrim, ne do te njihemi me Liqenin e Komanit, i cili na ngjan me fjordet Norvegjeze. Panorama ketu konsiderohet nje nga perlat e bukurive Shqipetare.

Dreka do te haet ne nje restorant buzedetit, ne qytetin bregdetar te Vlores.

Mbasdite, ne do te vazhdojme udhetimin tone ne drejtim te Parkut Kombetar te Llogarase, park i cili ne vitin 1966 u deklarua nga Qeveria Shqipetare si Park Kombetar.

Darka dhe akomodimi ne nje Hotel-Restorant brenda parkut.

Në një hotel përballe detit, ju do të keni mundesine të përfitoni një natë të bukur, mëse të merituar pas një kohe të gjatë ecjesh në male.

Day 10: 

Parku Kombetar  Llogara - Mali i Cikes 2045 m

Pasi te kemi ngrene mengjesin do te nisemi nga Qafa e Llogarase 1027 m drejt Malit te Cikes 2045 m, ecje e cila do te zgjase rreth 10 ore, me nivel veshtiresie T4.

Duke ndjekur shtegun per tu ngjitur ne maje do te kemi mundesi te shohim gadishullin e Karaburunit si dhe ishullin e Sazanit, gjithashtu pothuajse gjate gjithe ecjes do te kemi nje pamje fantastike te plazheve te jugut te Shqiperise dhe te ishujve grek ku nje nder ta dhe ishulli i Korfuzit.

Mbremja do te kalohet ne hotel-restorant brenda Parkut Kombetar te Llogarase.

 

Day 11: 

Parku Kombetar Llogara - Aeroporti “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit, do te nisemi nga Parku i Llogarase drejt aeroportit “Nene Tereza”.

contact us