Kacavjerrje Shkembore

Tour program: 

8 dite / 7 nete

E gjithe kjo aventure do ti dedikohet Kacavjerrjes Shkembore.

Agjensia jone do te vere ne dispozicionin tuaj te gjitha pajisjet e nevojshme, natyrisht nese ju deshironi mund te merrni me vete pajisjet tuaja personale.

Day 1: 

Aeroport “Nene Tereza” – Fshati bregdetar Jale

Guidat e Albania Adventure do t’ju marrin ne aeroportin “Nene Tereza” dhe do te vazhdojme udhetimin tone drejt fshatit bregdetar te Jales, i cili ndodhet ne bregdetin jugor te Shqiperise.

Ne kete fshat, ne nje hotel buze detit do te behet dhe akomodimi yne.

Fjetjen, mengjesin dhe darken ne kete hotel-restorant, ndersa dreken do ta marrim gjithnje me vete.

Day 2: 

Kanioni dhe Gjiri i Gjipes

Ne kete kanion jane krijuar mbi 70 itinerare te kacavjerrjes shkembore, duke filluar nga niveli me i thjeshte 4 deri ne ate 7b+. E gjithe kjo fal bashkepunimit te guidave te Albania Adventure dhe Globo Alpin.

Cdo dite pasi te kemi ngrene mengjesin, do te nisemi me mjetet 4 x 4 te Albania Adventure drejt kesaj perle te bregdetit Shqipetar, ku per te mberritur atje do te pershkojme nje segment off road, pothuajse ekstrem, gje e cila e ben te domosdoshme perdorimin e mjeteve 4 x 4.

Me te mberritur ne plazh dhe pasi te kemi bere gati pajisjet personale do te fillojme kacavjerrjen tone ne sektorin e pare i cili quhet “Garten Eden”. Nje sektor ky i cili te ofron pervec kacavjerrjes shkembore gjithashtu nje pamje spektakolare te gjirit te Gjipes, dhe sa here qe ju te keni ngjitur nje itinerar, do ta keni te veshtire te zbrisni pasi do t’ju duhet te ndaheni nga ajo pamje mahnitese.

Dreken te cilen do ta kemi marre me vete do ta konsumojme ne plazh.

Gjipea na ofron mundesin qe pervecse te bejme kacavjerrje shkembore te mundemi gjithashtu te bejme edhe plazh, pasi eshte me te vertet nje perle bregdetare.

Pasdite kthimi ne fshatin e Jales.

 

Day 3: 

Kanioni dhe Gjiri i Gjipes

Pasi te kemi ngrene mengjesin do te nisemi serish me mjetet tona 4 x 4 ne drejtim te Gjipese.

Sot, kacavjerrjen do ta bejme ne sektorin “Pfeiler”, sektor ky ne te cilin mund te gjeni edhe nje itinerar 7a+. Sektori “Pfeiler” eshte nje sektor i cili ne pjesen e pare te dites rrihet goxha nga rrezet e diellit, keshtu qe nderkohe mund te beni edhe banjo dielli, por nje gje pozitive gjithashtu eshte se rrihet pothuajse gjate gjithe kohes nga era, dhe jo me kot nje itinerar ne kete sektor ne e kemi quajtur “  Hyperventilator”.

Pasdreke, pasi te kemi ngrene dhe pushuar buze detit do te vazhdojme me nje sektor tjeter te quajtur “Rote Wand”. Ne kete sektor gjendet nje itinerar me te vertet special, qe quhet “Che Vita”, i cili ka nje lartesi 83 m, me nje pamje spektakolare mbi te gjithe kanionin e Gjipese.

Day 4: 

Kanioni dhe Gjiri i Gjipes

Me te mberritur ne Gjipe, do te shkojme prane sektorit te quajtur “Ladi”, nje sektor ky me mbi 15 itinerare, duke filluar nga 5b deri ne 7a+. Nje nga itineraret me te bukura eshte itinerari “Ladi & Berti”, i cili te jep mundesin e te mberriturit ne nje ballkon nga ku mund te beni foto fantastike te kanionit te Gjipese.

Day 5: 

Kanioni dhe Gjiri i Gjipes

Dita e sotme do te jete ndryshe nga ditet e tjera. Paraditen e sotme do te bejme kanionig pergjate gjithe kanionit te Gjipese, kjo do te varet shume nga sezoni kur ju do te keni zgjedhur per te ardhur ne Shqiperi. Periudhat me te mira per te realizuar kete aventure jane stinet e pranveres dhe vjeshtes, pasi ne dimer do te kete shume uje dhe ne vere kanioni eshte i thate.

Kjo aventure do te zgjase mesatarisht 4 ore.

Dreka e kesaj dite do te shijohet ne freskine qe te ofron brendesia e kanionit. Pjesen e dyte te dites do ta shfrytezojme per plazh.

Day 6: 

Kanioni dhe Gjiri i Gjipes

Gjate kesaj dite do te bejme kacavjerrje shkembore ne sektorin “Rio”, nje sektor ky ne brendesi te kanionit, i cili te jep mundesin per tu kacavjerr gjate gjithe dites ne hije.

Ne kete sektor do te kemi mbi me shume se 10 itinerare, nga 5c deri ne 7a. Themi mbi 10 itinerare sepse ne kanionin e Gjipese, cdo vit shtohen itinerare te reja.

Day 7: 

Kanioni dhe Gjiri i Gjipes Kacavjerrja shkembore kete dite do te jete me te vertet ndryshe nga ditet e tjera, pasi do te kalohet ne sektorin “Mare”, nje sektor me 9 itinerare, te cilat jane jo me larg se 3 m nga dallget e detit. Lartesia e ketyre itinerareve eshte nga 8 deri ne 18 m. Pozicioni i ketij sektori e ben ate te jete ndyshe nga sektoret e tjere dhe me te vertet mbreslenes.

Day 8: 

Fshati bregdetar Jale - Aeroport “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit, do te nisemi nga fshati bregdetar i Jales drejt aeroportit “Nene Tereza”.

contact us