Kayak ne plazhet e gjiret e harruara te bregdetit Shqiptar

Tour program: 

8 dite / 7 nete

Day 1: 

Tirane - Vlore

Mberritja e grupit ne aeroportin e Tiranes “Nene Tereza”, ku do te priteni nga guidat tona.

Me pas do te  nisemi drejt qytetit bregdetar te Vlores, i cili ndodhet ne jug te Shqiperise.

Udhetimi  me makine do te zgjase 2 ore e 30 min. Gjate kesaj dite do te vizitojme plazhet dhe qytetin e Vlores.

Darka do te kalohet ne nje hotel-restorant buze detit.

 

Day 2: 

Vlore - Gjiri i Bristanit - Gjiri i Grames

Nisja do te behet heret rreth ores 6:00 me mjetet tona 4x4, ku per 2 ore do te pershkojme nje shteg off-road i mundshem per tu kaluar vetem me keto mjete.

Mberritja ne Bristan dhe pergatitja e kayakeve. I gjithe grupi do te marre instruksionet e nevojshme per nje vozitje korrekte dhe masat e sigurise. Me pas do te fillojme lundrimin tone drejt plazhit te Grames, udhetim i cili do te zgjase 4-5 ore, kjo per shkak  te ndalesave qe do te behen ne plazhet e vogla mahnitese te cilat mund te arrihen vetem ne rruge detare.

Destinacioni final i kesaj dite me kayak do te jete gjiri i Grames. Ketu do te ngrihet edhe kampi yne me tenda. Kjo do te jete per ju nje aventure e vecante outdoor. E vetmja menyre per te mberritur ne kete gji eshte nepermjet detit ose nje shtegu te harruar tashme prej shume dekadash.

Emri i Grames eshte i lidhur ne menyre te qarte me mbishkrimet e gdhendura qe ne antikitet, mbishkrimet shkembore kane qene te shumta ne gjirin e Grames, aty numerohen me shume se 1500 mbishkrime, mbishkrimet greke jane me te lashta dhe u takojne shekujve të fundit para Krishtit, te pasuara nga disa mbishkrime latine te periudhes perandorake, para se greqishtja mesjetare te ishte mbizoteruese me mbishkrime qe ne te shumten e hereve i drejtohen Jezu Krishtit.

Mbishkrimet antike ne gjuhen greke u drejtohen Dioskureve, Kastorit dhe Poluksit, qe ishin hyjni pagane shpetimtare, mbrojtese te detareve dhe te anijeve. Mbishkrimet mesjetare, të shkruara në greqisht, jane lutje drejtuar Jezu Krishtit, pergjithsisht me formulen "Senjor, ndihmoje sherbetorin tend". 

Day 3: 

Gjiri i Grames - Plazhi Drimadh

Nisja nga Grama drejt plazhit Drimadh.

Kjo dite do te jete me intensive sesa dita e pare pasi do te na duhet te lundrojme rreth 3 ore e 30 min, por vetem me dy mundesi pushimi, sepse mes Grames dhe Drimadhes kemi vetem dy plazhe, ate te Shen Andreut dhe Rruget e Bardha. Pasi te mberrijme ne Drimadh na pret nje dreke me peshk te fresket ne nje restorant veror buze detit. Pasditja do te kalohet ne plazhin e mrekullueshem te Drimadhes si dhe darka ne nje hotel-restorant buze detit.

Day 4: 

Plazhi Drimadh - Plazhi Jale

Nisja nga Drimadha kete mengjes do te jete me e qete dhe do te behet me me nge sesa ditet e tjera, pasi deti ne kete pjese te jugut te Shqiperise eshte me i qete.

Do te nisemi keshtu drejt plazhit te Dhermiut si dhe Shpelles se Pirateve. Pasi te vizitojme shpellen nga brenda me kayak do te nisemi drejt plazhit dhe kanionit fantastik te Gjipese, te quajtur ndryshe nga ne “Kopshti i Perendive”.

Ketu do te konsumojme dreken barbeky dhe do te kalojme pothuajse te gjithe diten. Pasdite do te rinisim lundrimin me kayak drejt fshatit bregdetar te Jales, por duke ndaluar me pare ne plazhin dhe shpellen e vecante te Fiqve, nje plazh i cili nuk ka asnje menyre per te arritur nga toka.

Gjithashtu perpara se te mberrijme ne Jale do te shohim edhe disa plazhe te tjera te vogla.

Darka ne restorant buze detit me peshk te fresket dhe produkte deti si dhe akomodimi ne hotel.

Day 5: 

Plazhi Jales - Qyteti bregdetar Himare

Nisja rreth ores 9:00 drejt plazhit dhe qytezes bregdetare Himar.

Kete dite do te kemi mundesi te vizitojme disa plazhe si Plazhi i Pasqyrave dhe ai i Livadhit.

Dreka do te hahet ne fshatin bregdetar te Livadhit. Me pas nisemi per ne Himar, ku mberrim pas 4-5 oresh perfshire edhe pushimet neper plazhet e vogla.

Ne Himar do te akomodohemi ne hotel si dhe do te mund te vizitojme qytezen dhe kalane e saj.

Darka dhe fjetja ne hotel restorant buze detit.

Day 6: 

Qyteti bregdetar Himare - Gadishulli Porto Palermo

Do te nisemi drejt Gadishullit te Porto Palermos.

Kjo dite ne kayak do te zgjase rreth 5 ore dhe ne kete segment do te mund te vizitojme numrin me te madh te plazheve te vogla.

Akomodimi do te behet ne nje fshat te vogel turistik me shtepiza te vogla druri.

Do te vizitojme kalane e famshme te Ali Pash Tepelenes. Eshte ajo kala per te cilen Edmond Dantes flet ne vepren e tij "Konti i Monte Kristo-s".

Dita do te mbyllet ne nje nga plazhet e vogla prane Gadishullit te Porto Palermos.

Day 7: 

Gadishulli Porto Palermo - Plazhi Borsh

Nisja kete mengjes rreth ores 8:00.

Pasi te kalojme disa plazhe te vogla mes shkembinjsh te thepisur do te mberrijme ne plazhin e bardhe dhe te shtrire te Qeparoit, ku do te ndalojme per te drekuar ne nje nga restorantet verore.

Pas dreke do te vazhdojme aventuren tone me kayak drejt plazhit te mrekullueshem te Borshit ku do te akomodohemi ne nje hotel – restorant.

Day 8: 

Plazhi Borsh - Aeroporti “Nene Tereza”

Ne varesi te orarit tuaj te fluturimit do te nisemi drejt aeroportit “Nene Tereza”.

contact us